Kosova 17 vjet e pavarur, kjo është pamja e Newborn këtë vit, frymëzuar nga AI

Kosova feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë.
Pasditen e 17 shkurtit të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës në Prishtinë shpalli zyrtarisht Pavarësinë, një hap historik i cili ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë me me vuajtje dhe sakrifica. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, shqiptarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Millosheviçit. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Newborn, instalacioni i krijuar nga Fisnik Ismaili, një nga personazhet e podcastit ZëmeMirën, ka këtë pamje kësaj radhe, frymëzuar nga Inteligjenca Artificiale.
Fisi shkruan: "E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e jetëve tona".
Rrëfimin mbi krijimin e NewBorn-it të parë dhe gjithë vështirësive, e dëgjoni në podcastin me Mirën.