Kosova e shpall 3 korrikun ditë zie për humbjen e Kadaresë
Tuesday 2 July 2024, 11:19
TiranaPost

Kosova e ka shpallur 3 korrikun ditë zie për humbjen e Kadaresë.
Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe Ismail Kadare do të përcillet për në banesën e fundit..
Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara.
Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.