Kosova

Kosova pas 24 orësh

Kosova pas 24 orësh

Të dielën, një polic kosovar u vra nga kriminelë serbë. Një grup i cili mori për disa orë peng edhe manastirin në Banjskë, hapi zjarr mbi Policinë e Kosovës.

Albin Kurti tha se: “Është e qartë që këto persona që janë të paktën 30 vetë paraqesin një formacion të organizuar që duket se ka ardhur të luftojë në Kosovë”.

Aleksander Vuçiç u përgjigj duke i thënë atij se kishte muaj që Kurti e provokonte këtë situatë.

"Serbët dhe jo nga Serbia qendrore, por me Kosovën dhe Metohinë të rebeluar, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur Kurti zëvendësoi komandantin e rajonit të veriut nga Berlini, Gjuriç, ata kanë përdorur kështu. Thirri policinë e Kosovës për herë të 62-të kundër serbëve, 22 sulme thirrëse dhe mbi 40 lëvizje drejtuar serbëve”, tha Vuçiç.

Joseph Borrel u kritikua po nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla për një deklaratë farmaceutike, neutrale.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’?”, shkruan Gërvalla.

Nga Tirana ka pasur mbështetje për Kosovën. Sot Edi Rama e nisi mëngjesin me një mesazh homazh për policin e vrarë Afrim Bunjaku.

“MIRËMËNGJES

me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës🇽🇰 🇦🇱”, shkruan Rama.

Por Shqipëria është kritikuar për mospërmendjen e Serbisë në statuse. Si kryeministër Rama dhe Presidenti Begaj, e kanë shmangur, ashtu si edhe Borrel.

Një reagim në Twitter e ka bërë sot edhe deputeti socialist Erion Brace, i cili shkruan:

"VUÇIÇ ka për detyrim ligjor të dorëzojë menjëherë dy terroristët që ka strehuar në SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo në botë kriminelët që vrasin POLICE, dorëzohen në vendin ku kryen krimin, nuk strehohen, nuk mbrohen!"

Kosova pas 24 orësh

Ngjarjet në Kosovë janë në zhvillim.