Kosova

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për incidentin e aeroportit me Vjosa Osmanin: Herën tjetër do ta pres personalisht

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kërkuar ndjesë publike për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, në një konferencë për mediat, Mickoski tha:

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht”.

Sa për sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia e Veriut do ta zgjidhë me institucione vendore.

Kurse Kurti u shpreh:

“Ka qenë përvojë dhe përjetim i rëndë i presidentes Osmani më 1 gusht, aq më tepër që ishte me dy vajzat e vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”.

Vjosa Osmanit, në 2 gusht ishte tentuar t’i merrej telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit, në kundërshtim të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.