Kosova

Ish-zëdhënësi i UÇK Kadri Veseli para Gjykatës Speciale në Hagë, vetëdeklarohet i pafajshëm

Ish-zëdhënësi i UÇK Kadri Veseli para Gjykatës

Pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, kryetari i PDK, Kadri Veseli ka dalë sot para Gjykatës së Hagës.

Si ish-lider i UÇK, Veseli akuzohet se ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë. Pasi është njohur me aktakuzat, Veseli është vetëdeklaruar i pafajshëm.

“I dëgjova të gjitha pikat dhe më lejoni të vetëdeklarohem se jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Veseli.

Vetëm një ditë më parë u mbajt gjyqi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish- kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilët së bashku me Veselin akuzohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.

Pas Veselit ai që pritet që të dalë para trupës gjykuese të Speciales është shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Qëllimi specific i seancës së parë është informimi i Veselit për akuzat, të kënfirmojë se i akuzuari e kupton aktakuzën dhe ta informojë se pas 10 ditësh mund të raportojë për secilën pikë të aktakuzës.

Pra, kjo seancë nuk është gjykim, nuk debatohen prova dhe nuk merret vendim.