
Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për “TVP World” ka thënë se Greqia është ndër 5 vendet e BE që mund të jetë më pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.” ka theksuar kryeministri Kurti.