Kosova

Mbledhja e qeverisë së Kosovës nis me një minutë heshtje në nder të Afrim Bunjakut

Mbledhja e qeverisë së Kosovës nis me një minutë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi terrorist që sulmoi Policinë në veri të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e Qeverisë në nderimin e policit të rënë, ku të pranishmit u çuan në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje.

“Më lejoni që fillimisht t’ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit të Republikës, Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojte të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës integritetit territorial dhe atdheut”, tha Kurti.

Qeveria vendosi gjithashtu akordimin e një fondi prej 50 mijë eurosh për familjen e të ndjerit.