Rama thotë se Albin Kurti ka refuzuar një takim të ngushtë mes tyre
Kryeministri Rama ka dalë në konferencën e paralajmëruar për shtyp. Pak orë para takimit të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Rama deklaroi se i ka kërkuar Albin Kurtit takim më të ngushtë, duke përfshirë vetëm ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Propozim ky për të cilin Kurti nuk ka rënë dakord.
“Pasi kam folur me Borrel i kam kërkuar Kurtit për t`u takuar nesër në një format më të ngushtë, me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.
Me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur darkordësi me Kurtin për ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe veçmas të diskutohet edhe për këtë. Po kjo nuk është e mundur. Se nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot.
Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit. Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies së lëvizjes të planit të masave shtrënguese, se s`ma mban doja të them sanksione, ndaj një shteti që është krijuar nga ata që janë në kushte të sosjes së durimit.
Kam bërë një përpjekje për t`iu kërkuar dhe pak kohë. Kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për kosovën do të vihet në lëvizje”, tha Rama.