Reagon qeveria e Kosovës për anulimin e takimit: Ata që humbasin janë qytetarët
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë, u anulua. Kryeministri Rama u shpreh në një konferencë shtypi se kërkoi një takim më të ngushtë me Kurtin (nisur nga situata në Veriun e Kosovës), ndërsa ky i fundit refuzoi.
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas konferencës së Ramës.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një dalje për mediat tha:
“Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato".