Kosova

Richard Grenell në urimin e Kosovës kujton Thaçin: Duhet të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

Richard Grenell në urimin e Kosovës kujton Thaçin: Duhet

Emisari amerikan, Richard Grenell ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e Pavarësisë teksa e cilëson si një moment historik të lënë në hije për shkak të padrejtësive të bëra ndaj shtetit të Kosovës.

Grenell ka përmendur në mesazhin e tij edhe Hashim Thaçin që sipas tij, duhet të ishte duke festuar në Prishtinë dhe jo pas hekurave në Hagë sot.

Mesazhi i plotë i Grenell:

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”.