Kosova

Serbia nxjerr para Gjykatës tre policët e Kosovës

Serbia nxjerr para Gjykatës tre policët e Kosovës

Tre policët e marrë nga Kosova në Serbi kanë dalë para Gjykatës në Kraljevë sot. Në këtë seancë do të vendoset nëse do të lirohen apo do të qëndrojnë nën arrest.

Kështu ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkovic.

Kosova pretendon që policët janë rrëmbyer nga territori i Kosovës, kurse Serbia thotë që janë arrestuar në territorin e tyre.

KFOR po heton situatën.

Serbia nxjerr para Gjykatës tre policët e Kosovës

“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.

Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh.

E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policer”, shkruan avokati.