
Kuvendi i Kosovës është përfshirë sërish nga tensionet pas rifillimit të seancës pas disa orësh pushim.
Deputetët e opozitës janë mbledhur në foltore duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.
PDK ka kërkuar të ndërpritet seanca me arsyetimin se pas përleshjes fizike që ndodhi në sallë, nuk janë kushtet dhe vullneti për vazhdim të seancës.
Opozita mban në duar pankarta në gjuhën serbe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës pas publikimit të disa audio-përgjimeve të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me një kriminel serb.