Kosova

Sherr masiv në një lokal nate në Prishtinë, 1 i vdekur dhe 17 të lënduar

Sherr masiv në një lokal nate në Prishtinë, 1 i vdekur dhe

Një sherr masiv me armë i ndodhur pas mesnatës në një lokal në Prishtinë ka lënë 17 persona të lënduar. Shtatë prej tyre janë plagosur me armë zjarri, të tjerët nga përleshja dhe nga xhamat e lokalit

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura.Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për mediat kosovare.

Ndërkaq disa orë më vonë ndërtoi jetë në spital një prej të plagosurve.

Deri tani janë identifikuar dy të dyshuar mbi këtë ngjarje.