Kosova

Si duket këtë 18-vjetor NEW BORN i Kosovës?

Si duket këtë 18-vjetor NEW BORN i Kosovës?

Instalacioni i NEW BORN në Kosovë edhe këtë vit ka një pamje të re, ngjyra të reja dhe mesazh të ri.

Krijuesi i tij, Fisnik Ismaili ka postuar foton dhe shënimin e tij pak orë para se të arrinte data 17 shkurt.

"NEWBORN 18 - Freedom

Nationhood / Shtetësi
Endurance / Qëndresë
Work / Punë
Bravery / Trimëri
Obligation / Obligim
Resilience / Rimëkëmbje
New Beginnings / Fillime të reja

Kushtuar Kosovës, rrugëtimit të saj drejt lirisë dhe shtetndërtimit përmes luftës çlirimtare dhe vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleati kyç në mbështetjen e kësaj lirie", shkruan Fisnik Ismaili.

Historinë e bukur të krijimit të NEW BORN, Fisnik Ismaili e ka rrëfyer edhe gjatë podkastit me Mira Kazhanin.

Tiranapost.al