Kronikë e zezë

Drogë në banane/ Biznesmeni Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg! Pretendimet dhe një batutë pse ishte veshur me kostum

Drogë në banane/ Biznesmeni Arbër Çekaj dënohet me 14

I qetë dhe i qeshur, biznesmeni Arbër Çekaj, dëgjoi vendimin e trupit gjykues që vendosi ta dënojë me 14 vite burg, pas një procesi që zgjati 2 vite. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u dënua për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pasi në konteinerin e biznesit të tij ku transportonte banane u gjetën 613 kilogramë kokainë.

Drogë në banane/ Biznesmeni Arbër Çekaj dënohet me 14

Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe GJKKO, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.

Ai tha se nuk kërkon mëshirë, por vetëm drejtësi. Gjykata sipas tij duhet të lexojë tre herë ligjin dhe një herë dosjen e tij.

Para marrjes së vendimit, Çekaj raportohet se shkëmbeu disa batuta me gazetarët, se ishte veshur me kostum që të dukej bukur para opinionit publik dhe me atlete, por jo në markën që mbante kryeministri Rama, pasi ai është thjesht një i burgosur.

Drogë në banane/ Biznesmeni Arbër Çekaj dënohet me 14

Avokati Maks Haxhia në përfundim të seancës gjyqësore ka kundërshtuar vendimin duke e quajtur të padrejtë.

“Me këtë gjykatë e prisnim këtë vendim, se kemi bërë 28 kërkesa dhe nuk është pranuar asnjë. Nuk pati asnjë provë që të favorizonte akuzën. Nëse gjërat do funksionojnë kështu, fjala pafajësi do të jetë e harruar për qytetarët”, u shpreh Haxhia.

Gjykata Speciale dha vendimin edhe për anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku (shoferi i kamionit) u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.

Historia:

Çekaj ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një konteineri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018-s, ai u kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.