Atentat tek ‘Vasil Shanto’, makina shpërthen në lëvizje! Shoferi u dërgua në spital me shenja jete

Një automjet ka shpërthyer teksa lëvizte në rrugën ‘Vasil Shanto’, ndërsa dyshimet e para flasin për një atentat të mundshëm përmes një lënde plasëse të telekomanduar.

Makina thuajse është shkatërruar plotësisht, nuk dihet ende sa persona ishin brenda saj.

Ndërkohë sipas burimeve policore, drejtuesi i mjetit ka shenja jete dhe është dërguar me urgjencë tek Ushtaraku.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.
Dëshmitarët okular kanë treguar për mediat se drejtuesi i mjetit ishte i veshur me të bardha, ndërsa dallohet edhe në këtë foto:

Gjendja e tij shëndetësore sipas burimeve nga Ushtaraku është kritike, por vazhdon të mbahet në jetë.

Shpërthimi rrezikonte të lëndonte edhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Pas shpërthimit pati një kaos në qarkullimin e automjeteve në të gjithë zonën.
