Kronikë e zezë

25-vjeçari u ekzekutua nga efektivi/ Xhaxhai tregon se policia i dha dy njoftime të rreme familjes: Nuk kishte armë, doli për të pirë kafe

25-vjeçari u ekzekutua nga efektivi/ Xhaxhai tregon se policia i dha dy

Një 25-vjeçar u ekzekutua me armë nga një efektiv policie mesnatën e së martës, pasi sipas këtij të fundit nuk i ishte bindur urdhrit të tij për ndalim. Viktima është Klodjan Rasha i cili është qëlluar për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”. Ai mbeti i vdekur në vend pasi u gjuajt me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Xhaxhai i 25-vjeçarit ka reaguar për mediat ku ka treguar se policia ka bërë dy njoftime të ndryshme për familjarët, para se t’u thoshte që i riu kishte ndërruar jetë. Ai thotë se 25-vjeçari nuk ka pasur armë me vete, por kishte dalë për të pirë një kafe.

25-vjeçari u ekzekutua nga efektivi/ Xhaxhai tregon se policia i dha dy
Viktima Klodjan Rasha

“Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë me pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Se si ka ndodh nuk e di. Besimin e kemi nga shteti. Apeli për policinë është që këtë punë ta zbardhi deri në fund sido që të jetë”, tha xhaxhai i të riut.

25-vjeçari u ekzekutua nga efektivi/ Xhaxhai tregon se policia i dha dy

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta dhe nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë nuk është larguar por i ka drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë, që sipas efektivit për shkak të ndriçimit jo të mirë mendoi se ishte një armë zjarri.