26-vjeçarja vret babain në Fier: E urreja, nuk më linte të argëtohesha
Thursday 24 July 2025, 21:28
TiranaPost

Një krim i rëndë në familje është shënuar në Fier. Një 26-vjeçare mbyti për vdekje me tel babanë e saj dhe më pas e raportoi në polici si ngjarje aksidentale. Policia ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga 26-vjeçaren dhe ka shoqëruar nënë e saj.
Në polici 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm.
Sipas mediave ajo ka treguar se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej.
“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo