ADN-ja vërteton se 67-vjeçari në Pogradec abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren

Pas gati dy muajsh janë zbardhur rezultatet e autopsisë për foshnjën 4-muajshe që mbante në bark një 12-vjeçare.
Analizat kanë konfirmuar se fëmija i përkiste të dyshuarit tashmë të arrestuar nga policia, 67-vjeçarit Rushan Selko.
Rezultatet e autopsisë i janë bashkëngjitur tashmë fashikullit hetimor të Prokurorisë së Korçë, e cila pritet së shpejti të dorëzojë kërkesën për përfundimin e hetimeve dhe nisjen e gjykimit ndaj të moshuarit. Ngjarja tronditi opinionin publik kur u zbulua në dhjetor të vitit të kaluar dhe ADN-ja e foshnjës së abortuar vërtetoi akuzën ndaj 67-vjeçarit.
Sipas hetimeve, e mitura nuk i kishte treguar për shtatzëninë prindërve të saj, pasi Rushan Selko e kishte kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste nëse ajo i tregonte familjes.