Aksident i rëndë në Këlcyrë. Makina del nga rruga dhe humbasin jetën 8 persona
E Martë 2 Prill 2024, 08:47
TiranaPost
Një aksident i rëndë ka ndodhur në të gdhirë, në Këlcyrë. Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Si pasojë kanë humbur jetën 8 persona.
7 prej tyre dyshohet se janë emigrantë nga vendet e treta, kurse drejtuesi i automjetit që i shoqëronte ishte nga Shkodra.