Kronikë e zezë

Arrestohet efektivi i Shqiponjës që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin

Arrestohet efektivi i Shqiponjës që qëlloi për vdekje

Efektivi i forcave Shqiponja që ekzekutoi me dy plumba një 25-vjeçar Klodian Rasha u arrestua. Pas dëshmisë së tij, që dha menjëherë pas ngjarjes, mësohet se i është komunikuar vendimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë, aty ku mbahej që pas ngjarjes së rëndë.

Arrestohet efektivi i Shqiponjës që qëlloi për vdekje

Ai akuzohet për “vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”. Ndërkohë që policia nuk ka bërë ende publik emrin e tij.

Arrestohet efektivi i Shqiponjës që qëlloi për vdekje

Sipas dëshmisë së tij, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të riut të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit dhe ai e ka qëlluar, pasi mendonte se kishte armë dhe iu duk sikur e kishte kërcënuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”.