Kronikë e zezë

Babai apo burri? Kush e vrau vajzën nga Palestina në Tiranë dhe pse

Babai apo burri? Kush e vrau vajzën nga Palestina në Tiranë dhe

Ka marrë fund dilema për vdekjen tragjike të një 24-vjeçareje në Tiranë.

Mësohet se autori i vrasjes është babai dhe arsyeja e aktit të vrasjes është mosrespektimi i rregullave islame nga ana e vajzës. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve.

Rayyan Aluan, 24 vjeçe dhe Fadi Aluan, 49 vjeç mbërritën në Rinas pas një udhëtimi nga Gjermania më 19 shkurt. Pamjet filmike kir mbërrijnë në Rinas, janë bërë publike.

Të dy u regjistruan në Rinas me dokumente greke.

Në dukje ishte si udhëtim i zakonshëm, por ardhja në Tiranë e Rayyan do të rezultonte fatale.

Në 27 shkurt trupi i saj u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte me qira.

Vrasja mendohet se ka ndodhur 5 ditë para se të gjendej trupi i pajetë.

Nuk dihet nëse 49-vjeçari e kishte planifikuar vrasjen apo ka qenë një moment tensioni.

Pronares së shtëpisë nuk i dhanë mjete identifikimi dhe kjo bën të mendohet se ka qenë një vrasje me paramendim.

Fadi Aluan doli nga shtëpia me qira pranë Njësisë nr. 10 në datën 22 shkurt, kur mendohet se ka kryer edhe krimin e rëndë, 5 ditë para se të gjendej trupi i pajetë i Rayyan, më27 shkurt. Nga aty, krejt i qetë, thonë burime pranë policisë të cilat e gjurmuan përmes kamerave, mori një taksi dhe u nis drejt Rinasit. Po atë ditë udhëtoi drejt Athinës dhe më pas drejt Amsterdamit. Hetuesit dyshojnë se nga Holanda, Aluan udhëtoi me tren për në Gjermani, por akoma nuk është gjurmuar.