Kronikë e zezë

I riu që u vra sot në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me dashje

I riu që u vra sot në Tiranë, i dënuar më parë

I riu që u përball me Policinë gjatë mesnatës, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe më pas u qëllua me armë zjarri nga efektivi i policisë, ka qenë me precedent penal.

Raportohet se 25-vjeçari ka qenë i dënuar për plagosje me dashje më herët dhe ka vuajtur dënimin me heqje lirie.

25-vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga efektivi i Policisë që ndodhej në patrullim. Efektivi ka vënë re lëvizje të dyshimta të 25-vjeçarit dhe i ka kërkuar të ndalonte. I riu i është kundërpërgjigjur me sende të forta dhe më pas polici e ka qëlluar.

Ditën e sotme Policia ka gjetur edhe një pistoletë pranë vendngjarjes që dyshohet se është arma që i riu i drejtoi efektivit.

Rasha fillimisht është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ka humbur edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta pas mesnatës në zonën e Laprakës, në rrugën Dritan Hoxha.

Prokuroria po heton rrethanat.