Kronikë e zezë

'Kam gabuar në jetë'. 18-vjeçarja në Tiranë, vetëplagoset në Ditën e Shën Valentinit

'Kam gabuar në jetë'. 18-vjeçarja në

Është bërë i ditur identiteti i 18-vjeçares së plagosur në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se bëhet fjalë për Natalia Muratin.

E reja ndodhej në një hotel në zonën e Saukut, kur ka mbetur e plagosur.

Ajo është transportuar drejt spitalit nga punonjësit e hotelit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, dy punonjës janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga deklaratat e para vajza mësohet të ketë pranuar se është vetëplagosur, duke thënë: Kam gabuar në jetë".