Kush ishte 29-vjeçari i vrarë gjatë mesnatës në Durrës
Tuesday 20 May 2025, 08:39
TiranaPost

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në Durrës. Nga atentati ka humbur jetën 29-vjeçari, Ermir Dedja.
I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Autorët e vrasjes janë ende të paidentifikuar, ndërkohë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Mësohet se viktima ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor i autorit.
10 vjet më parë, në 2015, po ashtu ka qenë arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosovë.