Ndahet nga jeta gazetari i kronikës së zezë, Zamir Dule
E Premte 5 Prill 2024, 13:22
TiranaPost
Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari i kronikës së zezë Zamir Dule. Ai do të përcillet sot në banesën e fundit.
Dule ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët.
Zamir Dule u bë i njohur në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”. Në vitin 1997 ai u dhunua në ambientet e redaksisë së gazetës “Koha Jonë” nga policia, kur kjo e fundit dhe u dogj.
Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.
Prej kohësh ai vuante nga sëmundja në zemër dhe familjarët e tij shpesh kishin bërë thirrje për ndihmë.