Ngjarja e rëndë në Klos/ Pas djalit 17-vjeçar ndërron jetë edhe babai
E Mërkurë 12 Tetor 2022, 15:29
TiranaPost
Është rënduar edhe më shumë ngjarja në Klos. Pas djalit 17-vjeçar ka humbur jetën edhe babai i tij.
Viktimat janë identifikuar si Ilir dhe Kenado Shira, ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin krimit B.Mjeshtri.
Mësohet se mes dy fiseve Shira dhe Mjeshtri ka pasur konflikte të hershme, të cilat sot shkaktuan këtë tragjedi të rëndë.
Të plagosur kanë ngelur Eglantin Hasula dhe Renado Hasula.
“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.”, tha drejtori i Policisë.