Kronikë e zezë

Ngjarja në Konispol, si tragjeditë e Sofokliut. Burri vret gruan, djali babain për hakmarrje

Ngjarja në Konispol, si tragjeditë e Sofokliut. Burri vret gruan,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konispol. Burri i shtëpisë ka vrarë gruan dhe djali më pas ka vrarë babain për t`u hakmarrë për nënën.

E gjithë ngjarja ka nisur për motive të dobëta, të cilat janë ende të paqarta, por kanë çuar në një tragjedi.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin mbi të cilin rëndon akuza e “vrasjes brenda familjes”.