Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Elbasan, 44-vjeçarja vritet nga kunati

Ngjarje e rëndë në Elbasan, 44-vjeçarja vritet nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kusarth të Elbasanit. Një 44-vjeçare, e identifikuar si Alma Qevani, është vrarë me sëpatë nga kunati i saj.

44-vjeçarja është gjetur e gjakosur në anë të rrugës në fshatin Kusarth. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia gjatë kontrollit të territorit në fshatin Bradashesh kanë konstatuar një person me sëpatë në dorë, dhe ne duart e gjakosura.

Pasi u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, u zbulua se burri banues në fshatin Shergjan, ishte personi që kishte ekzekutuar motrën e bashkëshortes së tij.