Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Maliq! 46-vjeçarja vritet nga partneri me të cilin ishte në proces divorci

Ngjarje e rëndë në Maliq! 46-vjeçarja vritet nga partneri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zëmblak, në Maliq.

Një 46-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces divorci. Sipas policisë, autori i dyshuar Gjergji Mullalli është në arrati, ndërsa janë ngritur grupe kontrolli për kapjen e tij.


Njoftimi i policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46-vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij. Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.