Nuk u bind për të ndaluar, Policia vret 25-vjeçarin në Tiranë

E Martë 8 Dhjetor 2020, 07:35
TiranaPost
25-vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga efektivi i Policisë që ndodhej në patrullim. Efektivi ka vënë re lëvizje të dyshimta të 25-vjeçarit dhe i ka kërkuar të ndalonte. I riu i është kundërpërgjigjur me sende të forta dhe më pas polici e ka qëlluar.
Rasha fillimisht është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ka humbur edhe jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta pas mesnatës në zonën e Laprakës, në rrugën Dritan Hoxha.
Prokuroria po heton rrethanat.
Nga informacionet paraprake thuhet se i riu ka qenë më parë i dënuar për plagosje me dashje.
Lajmi në përditësim...