Kronikë e zezë

Prokuroria nuk e identifikon dot armën që policia dyshon se ishte e Klodian Rashës: Janë fshirë gjurmët, se u gjet në një pellg me ujë

Prokuroria nuk e identifikon dot armën që policia dyshon se ishte e

Pasi policia njoftoi më 8 dhjetor se rreth 100 metra larg trupit të pajetë të 25-vjeçarit, që u vra nga një efektiv, u gjet një armë që dyshohej se ishte e Klodian Rashës, mësohet se Prokuroria ende nuk ka mundur të identifikojë ndonjë gjurmë gishtash. Tre ditë pas ngjarjes së rëndë, organi i akuzës njofton se nuk ka arritur të zbulojë se kujt i përkiste arma.

Prokuroria nuk e identifikon dot armën që policia dyshon se ishte e

Sipas organit të akuzës, pistoleta është çuar për ekspertizë, por duke qenë se ajo ka qëndruar për disa orë në një pellg me ujë, të gjitha shenjat e gishtave janë fshirë. Madje, edhe nga ekspertiza balistike nuk mund të mësohet nëse arma ka kryer qitje apo është përdorur nga Klodian Rasha.

Ndërsa Rasha humbi jetën në vend nga një plumb në kokë dhe një në zemër, rreth orës 1:23 të së martës, policia njoftoi mediat se kishte gjetur një armë zjarri pistoletë që dyshonte se i përkiste Klodian Rashës. Vetëm pasi efektivët kanë kontrolluar imtësisht në këmbë rrugën që kishte përshkruar 25 vjeçari para se të vritej, kanë gjetur pistoletën.

Pas gjetjes së armës, Prokurori Ardian Braho ka përjashtuar Policinë e Tiranës nga hetimet.