Kronikë e zezë

Rëndohet bilanci i atentatit të Rinasit. Humb jetën edhe 42-vjeçari që ndodhej në intubim

Rëndohet bilanci i atentatit të Rinasit. Humb jetën edhe

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit.

Pas katër ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë agjenti i AMP-së, 42-vjeçari Muçi Shaljani.

Shaljani u plagos rëndë me armë zjarri të martën, më 11 nëntor, gjatë atentatit në afërsi të aeroportit. Ai u shtrua menjëherë në reanimacion, ku mjekët e mbajtën të intubuar dhe në terapi intensive, për shkak të dy plumbave në kokë dhe plagëve të tjera në trup.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve dhe humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës.