Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë
Wednesday 5 March 2025, 17:24
TiranaPost

Senati italian ka miratuar unanimisht marrëveshjen për njohjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, duke përmbyllur kështu procesin e ratifikimit nga pala italiane. Më herët, marrëveshja ishte votuar edhe në Dhomën e Deputetëve.
Nga ana tjetër, Parlamenti i Shqipërisë e ka ratifikuar marrëveshjen prej disa muajsh. Tashmë, pritet botimi në Fletoren Zyrtare italiane dhe hyrja në fuqi e marrëveshjes, duke siguruar përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve.