Të shtëna me armë në Rrëshen. Vritet një 59-vjeçar, plagosen tre kalimtarë
Tuesday 26 September 2023, 11:00
TiranaPost

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeçar.
Viktima raportohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë, pas një tentative për vrasje.
Si pasojë e të shtënave, plumbat kanë plagosur edhe tre kalimtarë të rastit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Policia ndodhet në vendngjarje.