Kronikë e zezë

Tragjedi në Durrës! Djali vret të atin me thikë

Tragjedi në Durrës! Djali vret të atin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë qytetin e Durrësit, ku një djalë ka vrarë babain e tij me thikë në rrethana ende të paqarta.

Krimi ka ndodhur në zonën e Shkallnurit, ndërsa autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Forcat e Policisë së Durrësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar pas kryerjes së krimit.