Kronikë e zezë

Tragjedi në Gramsh! 4 persona mbyten në Liqenin e Banjës

Tragjedi në Gramsh! 4 persona mbyten në Liqenin e Banjës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh. Katër persona, babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës.

Sipas familjarëve, A.Z, 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe M.Z, 20 vjeç janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit rreth 46 vjeç, 19 vjeç, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi , 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.