Tragjike në Shkodër, 34-vjeçari qëllon të dashurën me armë dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër pak minuta më parë. Një djalë 34 vjeç ka qëlluar të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas edhe veten teksa ndodheshin në makinë.
34-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa e reja ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Shkaqet e kësaj ngjarje tragjike janë ende të paqarta.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.