Kronikë e zezë

U mendua se ishte vdekje për shkaqe natyrale, 70-vjeçari në Shkodër është vrarë nga fqinji

U mendua se ishte vdekje për shkaqe natyrale, 70-vjeçari në

U raportua për një trup të pajetë, i cili u gjet në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por pas autopsisë së Musa Bajraktarit u zbulua se ishte vrarë me sëpatë.

Autori i dyshuar është fqinji i tij Xhemal Zeqiri dhe është arrestuar. Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes.

“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”, shkuhet në njoftimin e policisë.