U zunë për pronën, vritet 55-vjeçari pranë Gjykatës së Vlorës
E Hënë 7 Gusht 2023, 13:43
TiranaPost
Një 55-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend pas një sherri pranë Gjykatës së Vlorës.
Mësohet se Armando Memshani është zënë me grushte për konflikte pronësie, dhe për pasojë është rrëzuar në tokë, duke goditur kokën në bordurë.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën". shkruhet në njoftim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Pamjet që shihni janë nga vendi i ngjarjes.