Kronikë e zezë

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet një nga autorët

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet

18-vjeçari Aksel Hoxhaj, i dyshuar si autor i vrasjes së Stiven Toshkezit pak ditë më parë në kryeqytet, është votëdorëzuar sot në polici.

Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 prillit, kur Enzi Maze dhe Aksel Hoxhaj masakruan me hanxhar 20-vjeçarin.

Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.

Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, dhe fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte.

Pas ngjarjes, ra në pranga Maze, ndërsa Hoxhaj ka qenë në arrati deri më sot, kur vendosi të vetëdorëzohej.