Kronikë e zezë

Vrasja e trefishtë në Memaliaj, bashkë me shënjestrën humbën jetën një klient dhe kamerieri

Vrasja e trefishtë në Memaliaj, bashkë me shënjestrën

Vrasje e trefishtë ka ndodhur në Memaliaj mbrëmjen e djeshme.

Të vdekur mbetën Shyqyri Kalemi shënjestra e atentatit, kurse vëllai i tij u plagos.

I vrarë mbeti edhe kamerieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut i morën jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3.

Autorët nuk janë identifikuar ende.

74 vjeçari Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.