Vritet me armë zjarri 33-vjeçari në Shkodër

E Enjte 21 Shtator 2023, 23:14
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri në Shkodër ku për pasojë ka vdekur një 33-vjeçar.
33-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët të cilët kanë njoftuar policinë.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje.