Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Shëngjin

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë ditën e sotme. Policia njofton se një person është vrarë me armë zjarri pranë portit të Shëngjinit. Viktima është identifikuar si Ardian Nikulaj. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Nikulaj, ishte anëtar i këshillit bashkiak në Lezhë.

“Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.”, njofton Policia e Lezhës.