Kronikë e zezë

Vritet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në Fier

Vritet me armë zjarri efektivi i “Shqiponjave” në Fier

Një efektiv i “Shqiponjave” është vrarë më armë zjarri mesditën e së hënës në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz, pas një konflikti të çastit.

Efektivi i policisë ishte jashtë orarit të shërbimit, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.