Vritet me armë zjarri një 17-vjeçar në Klos, raportohet për 2 të plagosur
E Mërkurë 12 Tetor 2022, 14:14
TiranaPost
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Klos. Mediat raportojnë se pas disa të shtënave me armë, një 17-vjeçar ka mbetur i vdekur ndërsa 2 të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dhe babai i viktimës.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit, ndërsa thuhet se babai i viktimës është në gjendje të rëndë.
Vijon.