Vritet një 42-vjeçar në Lezhë. Dyshohet për gjakmarrje
Wednesday 19 July 2023, 19:42
TiranaPost

Nikolin Marku (Lekstakaj) është 42-vjeçari që u vra pasditen e sotme në Lezhë me armë zjarri.
Viktima nuk rezulton me precedentë penalë.
Pista kryesore është ajo e gjakmarrjes.
Viktima ka qenë në një market në Balldre, ku ka blerë një pije freskuese dhe sapo ka dalë është qëlluar me armë zjarri.
Vrasja u bë nga një makinë në lëvizje dhe autorët ishin të maskuar.