Lajme nga Bota

Adoleshenti që gjurmonte Elon Musk tani ndjek avionët privatë të oligarkëve rusë

Adoleshenti që gjurmonte Elon Musk tani ndjek avionët privatë


Jack Sweeney, adoleshenti nga Florida që gjurmoi avionin privat të Elon Musk në internet, ka një objektiv të ri: oligarkët rusë dhe miliarderët.

19-vjeçari, i cili refuzoi ofertën prej 5,000 dollarësh të Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter, kohët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës lançoi dy pajisje të reja të automatizuara - @RUOligarchJets dhe @Putinjet. Të dy profilet së bashku kanë afro 300,000 ndjekës dhe ofrojnë përditësime pothuajse të drejtpërdrejta të lëvizjeve të avionëve privatë të oligarkëve rusë së bashku me fotografitë e hartave që i lokalizojnë.

Sweeney tha për Wall Street Journal se njerëzit prej kohësh i kërkonin të hapte një llogari të tillë në Twitter, dhe këto kërkesa u rritën pasi sanksionet e BE dhe Amerikës vunë në shënjestër më të pasurit e Rusisë.

Oligarkët rusë përballen me kaos ekonomik në vendine tyre dhe sanksione nga Perëndimi pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të sulmonin në Ukrainë.

"Aeroplanët që kanë këta oligarkë janë një çmenduri," tha Sweeney në një intervistë me Bloomberg. Më të pasurit e vendit udhëtojnë me avionë të përmasave komerciale si Airbus A319 dhe Boeing 737.
"Aeroplanët e tyre janë shumë të mëdhenj në krahasim me avionët e tjerë," tha ai.