Anija turke goditet me bombë në brigjet e Ukrainës
E Enjte 24 Shkurt 2022, 18:04
TiranaPost

Një anije turke është goditur me bombë në brigjet e Ukrainës raportojnë mediat e huaja.
Anija, e quajtur YASA JUPITER, ishte rrugës nga Odessa për në Rumani.
Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë tha se anija, e cila ishte me flamur në Ishujt Marshall, u godit nga një bombë kur lundronte në brigjet e Ukrainës.
Thuhet se anija ka pësuar disa dëmtime, por nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Nuk është e qartë se nga çfarë lloj municioni u godit anija.