Lajme nga Bota

Apple ndalon shitjen e produkteve në Rusi

Apple ndalon shitjen e produkteve në Rusi

Apple i shtohet listës së bizneseve që marrin masa ndaj Rusisë, qoftë edhe në kurriz të fitimeve të tyre.

Kompania ka konfirmuar ditën e djeshme se Apple Store në Rusi nuk mund të tregtojë më asnjë produkt.

Të gjitha pajisjet e Apple në vitrinën ruse të kompanisë janë të listuara si 'të padisponueshme' për blerje ose shpërndarje në territorin rus. Vendimi u mor për shkak të pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Apple njoftoi gjithashtu se po dje, janë hequr mediat ruse që kontrollohen nga shteti (RT News dhe Sputnik News) nga App Store.

Një listë e bizneseve që i kanë bërë “Block” Rusisë deri tani:

YouTube heq dy kanalet e kontrolluara nga shteti RT News dhe Sputnik News.

Google i fshin këto dy kanale nga motori i kërkimit.

Facebook-Instagram nuk lejon shfaqjen e reklamave në kontent rus. Që do të thotë: S`ka para nga klikimet.

Pornhub ndalon transmetimet në Rusi dhe nga servera rus.

Disney ndalon shfaqjet e filmave në Rusi.

Pastaj janë Formula Uno, Fifa, UEFA dhe Eurovizion që kanë përjashtuar Rusinë gjithashtu.